TIRANE- Presidenti i Ri i Republikës, Ilir Meta vjen sot në një rrëfim ndryshe për jetën e tij. Në një intervistë për ‘Opinon’ Meta ka rrëfyer momente nga fëmijëria e tij, por dhe një detaj tjetër për veten, që lidhet me pasionin e tij për peshëngritjen.

Meta tregoi se si i kishte lindur dëshira për t’u marrë me peshëngritje, ndërsa pohoi se kur u detyrua të heqë dorë nga ky sport, gati ra në depresion.

“Pasioni ishte dëshira për të bërë sport. Fillimisht isha marrë me futboll, isha portier i mirë, por nuk kisha talent të spikatur. Luaja kudo ku kishte hapësira. Pastaj nisa peshëngritjen. Peshëngritja lindi pasi merresha me paralele, dhe profesor Berberi më pa gjatë orës së fizkulturës. Më ftoi pasi bënim paralele, i pëlqehu tipi im, konstrukti im, deri dy vite. Pastaj e lash. Kam marrë pjesë në disa kampionate, në shkollë, me të rinjtë. Mendoja se do të bëhesha kampion bote dhe gati kam kaluar në depresion kur jam detyruar që të lë peshëngritjen. E lash për një arsye që nuk dua ta bëj publike. Nuk dua ta përmend, një bisedë me Muarrem Berishën, që të bëhesha me shkollë, apo kampion. Dhe u detyrova ta lë peshëngritjen. E zgjodha vet Ekonomikun, pasi doja Inxhinieri Mekanike, por kisha një fobi nga Vizatimi Teknik. Ishte një lëndë që donte durim. Në Fizik dhe Kimi, Matematikë kam qenë i mirë. Ekonomiku ishte zgjidhja më pas. U futa në Ekonomikë Politike.”, tha Meta.

I pyetur nëse është penduar që la peshëngritjen, Meta tha: “Jo, unë e adhuroj shumë këtë sport dhe të gjitha sportet. Duhet të provosh vështirësitë dhe sfidat që të kuptosh kampionët dhe kampionët vuajnë shumë. Një sportist sakrifikon shumë”.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: