TIRANË- Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha e ftuar në “Këndin e Ekselencës” në studion e emisionit Vila 24 në News 24 ndau me publikun disa të vërteta të jetës së saj, se si e menaxhon ditën mes punës e familjes, aq më shumë në kohë fushate.

Gjosha thotë se shpeshherë i është dashur të sakrifikojë qëndrimin me djalin e saj Luis, ndërsa falënderon bashkëshortin për përkujdesin që ka ndaj të birit, në kohën kur ajo mungon në shtëpi.

“Pa të nuk do kisha pasur mundësi të arrija këtu ku jam. Ai e merr e çon në kopësht, ka luajtur një rol kryesor me djalin ndryshe jo fushatë që s’bëja dot, por as detyrën si ministre. Kemi edhe ndihmën e gjyshërve”,- tha ajo më tej, raporton BalkanWeb.

Ajo tregon edhe një moment të veçantë para se të sillte në jetë djalin. “Kam qenë në mbledhje deri pak momente para se të vinte në jetë Luisi. U kthye edhe në batutë në mbledhje se thoshja kam edhe pak kohë, kam edhe pak kohë”,- tregon ministrja, raporton BalkanWeb.

Ministrja e LSI thotë se i bir është tashmë 2 vjeç e 8 muaj dhe është mësuar me idenë që ajo është shumicën e kohës jashtë shtëpisë.

“Në 2015 e kam marrë me vete në një fushatë intensive në qarkun e Korçës, ka qenë fare i vogël, vetëm 7 muajsh. Këto momente e kanë bërë më të fortë. Ai ka një shprehje që e përdor tani: Mami prapë tek puna? Kështu thotë kur më sheh që dal nga shtëpia. Na ndajnë edhe pak kohë nga zgjedhjet dhe unë mezi pres që më pas të gjej pak kohë që t’i përkushtohem djalit”,- thotë ajo.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb