TIRANE– Kritiku i artit dhe miku i të ndjerit Françesk Radi ka treguar vuajtjet e kantautorit gjatë periudhës komuniste kur e internuan. Përmes një statusi në Facebook Josif Papagjoni kujton vështirësitë e jetës së Françeskut në Fushë-Arrëz ku u internua nga diktatura dhe jetoi në një barakë druri vrima-vrima pas plenumit të IV të PPSH në vitet 1973-1974.

Statusi i plotë i Josif Papagjonit:
Sa mësova lajmin e hidhur te vdekjes se kantautorit Francesk Radi. Ishte nje mik i vyer i rinise sime, kemi fjetur se toku ne nje dhome ne Fushe-Arres asaj kohe te acarte pas plenumit te IV te PPSH (1973-1974), fillimisht ne një barake druri vrima-vrima e pastaj ne një studio ne prapaskene ne Pallatin e Kulturës. Shkëmbenim dëshpërimet tona, por dhe shpresat, energjinë, humorin, artin. Madje dhe kënduam bashke disa kënge te tij, deri ne TVSH, duke marre unë përsipër rolin e “garantuesit” te daljes ne skene, pasi ia kishin ndaluar. Dhe aty, mes bores dhe erës, ne gjithë veshtiresite e menduara te asaj kohe, me gjithë frikerat dhe pasigurite, ai merte kitaren dhe këndonte ne dhome kenge te Adriano Celentanos e këngëtareve te tjerë italiane. Ende e kam ne vesh zerin e tij paksa te ngjyrur, krejt origjinal, dhe atë tipin e njeriut te urte, babaxhan, me kokën varur mbi tastiere, ne një përhumbje te bukur. Dhe ky imazh, me ate miqësi e respekt gati te shenjte te krijuar atëherë, ne vitet e vështira te rinise sone, me ndoqi gjithë jetën, duke mbetur nje adhurues i muzikës se tij, por dhe i miqësisë qe kam pasur. Ngushëllime familjes, Teftes dhe femijeve, si dhe gjithë adhuruesve te tij.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: