Nga Senad NIKSHIQI

SHKODER – Një ditë pas tragjedisë së ndodhur në liqenin e Shkodrës ku humbën jetën dy kushërinjtë minorenë (djem xhaxhallarësh), familja Tahiri në fshatin Boriç i Madh në Malësinë e Madhe ka hapur dyert e mortit.

Mësohet se Ervis dhe Sabian Tahiri, përkatësisht 13 dhe 15 vjeç, së bashku me dy kushërinj të tjerë dhe 3 shokë (7 persona), shkuan për t’u larë në liqen, por argëtimi i tyre u kthye në tragjedi. Rifat dhe Naim Tahiri, dy baballarët e djemve të mbytur, lajmin e kobshëm e kanë marrë vesh përmes një telefonate nga disa të panjohur.

Elsaidi, vëllai i viktimës Ervis Tahiri, ishte në varkën që e mori rrjedha e liqenit. Ai rrëfeu dje për “Gazeta Shqiptare” momentet e tmerrit. Vëllai i viktimës tregoi me detaje se si ai dhe 4 të tjerët arritën të dilnin të gjallë në breg.

Per te lexuar lajmin e plote ne GSH.al klikoni ne kete link: http://www.gsh.al/2017/08/19/rrefimi-tragjik-i-16-vjecarit-te-mbijetuar-ja-si-u-mbyten-ne-liqen-vellai-dhe-kusheriri-braktisem-varken/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb