ROMË- Rreth 4 500 migrantë u shpëtuan sot në Mesdhe gjatë 40 operacionesh shpëtimi, njoftoi një zëdhënës i rojës bregdetare italiane duke theksuar se është gjetur dhe trupi i një viktime. “Kemi shpëtuar një total prej rreth 4 500 personash gjatë 40 operacionesh. Disa prej tyre janë duke u mbyllur dhe numri i migrantëve mund të rritet”, deklaroi zëdhënësi.

Në 4 500 migrantët e shpëtuar, shumica ndodheshin në varka gome dhe vetëm dy varka prej druri ishin përdorur nga trafikantët libianë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: