TIRANE- Ish-kreu i LSI-së, Petrit Vasili, aktualisht kryetar i grupit parlamentar të kësaj force ka reaguar lidhur lajmet e publikuara lidhur me faktin që shqiptarët rrezikojnë rikthimit të vizave.

Në një status në faqen e tij të ‘Facebook’-ut Vasili pyet kryeministrin Edi Rama se ku është, ndërsa thekson se heqja e vizave nga një arritje e madhe, rrezikon tashmë të zhbëhet. Mes të tjerash Vasili shtoi se ‘Europa i vuri një zero të madhe delirit me timon e me tepsi’.

MESAZHI I VASILIT
Po hiqen vizat, kryeministër ku je ?!
Heqja e vizave për shqiptarët, një nga arritjet më madhore të pluralizmit, rrezikon të zhbëhet.
Ishte kjo arritje që çliroi shqiptarët nga poshtërimi në dyert e ambasadave dhe shembi izolimin e turpshëm dhe trajtimin tonë si qytetarë të dorës së tretë.
Paralajmërimet nga Europa kanë qenë pa fund, por shurdhëria dhe paaftësia kriminale e kryeministrit ka qenë fatale.
Në fund të fundit ai punët….e tija i ka fjollë, pavarësisht se qindra mijëra shqiptarë vuajnë skamjen e papunësisë dhe varfërisë.
Kryeministri ynë nuk ka veshë, por ka vetëm stomak dhe të madh madje.
Europa i vuri një zero të madhe delirit me timon e me tepsi.
Ç’ taksirat ka populli të vuajë deliret dhe paranojat e një shkollëpakti, llafazan të pashërueshëm?
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: