KOLUMBI- Danilo Padilha është portieri i skuadrës braziliane të futbollit “Chapecoense” që u nxor i gjallë nga rrënojat e avionit të linjës boliviane “Lamia Airlines” me 81 persona në bord, i cili u rrëzua gjatë mbrëmjes së djeshme në një zonë malore në rajonin e Cerro Gordo, në komunën e La Union, rreth 50 kilometra larg Medelinës, qyteti i dytë më i madh në Kolumbi.

Daily Mail ka mundur të sigurojë se çfarë ka ndodhur më të që nga momenti që u nxor nga rrënojat e avionit, deri sa u transportua në spital, ku edhe humbi jetën nga plagët e marra. Portieri 31-vjeçar para se të mbyllte sytë ka telefonuar për herë të fundit bashkëshorten e tij nga shtrati i spitalit.

Vetëm pak javë para aksidentit ajror ai kishte postuar edhe një fotonë krah të gruas, të cilën e thërriste: “Dashuria ime”.

Nga bordi i avionit të tragjedisë, portieri kishte bërë selfien e fundit me mikun e tij, futbollistin Alan Ruschel dhe paralajmëronte kundërshtarët: “Po vijmë Kolumbia”.

Miku i tij Ruschel u nxor i gjallë nga rrënojat, së bashku me portierin Jacson Follmann, mbrojtësin Helio Hermito Zampier Neto dhe pasagjerët Rafael Correa Gobbato dhe Ximena Suarez, thanë zyrtarët, ndërsa vetë portieri Danilo Padilha, nuk mundi të shpëtojë.

Sakaq në vendin e aksidentit ka nisur të pastrohen rrënojat e avionit që u nda në dysh nga rrëzimi, aty ku janë shuar shpresat për të tjerë të mbijetuar.

Nga rrëzimi i avionit tip charter humbën jetën 76 persona. Të mbijetuar janë vetëm 6, tre prej të cilëve futbollistë.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb