Ekipi pritës i Partizanit supersfidën e javës së 32 kundër Kukësit kishte shprehur dëshirën t’a luante ditën e shtunë më 6 maj në “Selman Stërmasi”, por FSHF nuk e ka marrë parasysh kërkesën e tyre duke “prenotuar” të premten si ditën e ndeshjes e cila pritet t’i japë një tjetër drejtim “Superligës”.

Sektori i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka saktësuar sot kalendarin e të gjithë ndeshjeve të javës së 32-të në kategorinë elitare të futbollit në Shqipëri.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 32

E premte, 5 maj 2017
19:00 | Partizani – Kukësi (“Selman Stërmasi”, Tiranë)

E shtunë, 6 maj 2017
16:00 | Korabi – Teuta (“???”)
16:00 | Laçi – Luftëtari (“Laçi”, Laç)
19:00 | Skënderbeu – Vllaznia (“Skënderbeu”, Korçë)
19:00 | Flamurtari – Tirana (“Flamurtari”, Vlorë)

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: