LEZHË- Pas kandidatit për deputet të LSI-së, Viktor Tushaj ka reaguar edhe kandidati i PS-së Pjerin Ndreu për përplasjen me armë në Shëngjin para qendrës së votimit.

Nga kjo përplasje mbeti i plagosur një simpatizant i LSI-së. Raportimet që vijnë nga Lezha për “BalkanWeb” flasin për një situatë të tensionuar dhe të nxehtë mes këtyre dy forcave dhe përfaqësuesve të tyre.

Ndreu, deklaron se personat që kanë qëlluar kanë qenë jashtë Qendrës së Votimit, ndërsa akuzon LSI për presion në QV Shëngjin.

“Personat kanë qenë jashtë qendrës së votimit. Grupe të LSI kanë ushtruar trysni në Qendrën e Votimit në Shëngjin. LSI është duke krijuar vetë tensione”, tha Ndreu.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: