Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nxjerrë në det aeroplanmbajtësen e dytë në gadishullin korean në një kohë kur tensionet janë rritur në rajon. Aeroplanmbajtësja ‘USS Ronald Reagan’ i është bashkuar grupit të aeroplanmbajtëses tjetër ‘USS Carl Vinson’ dhe së bashku pritet të kryejnë ushtrime stërvitore.

‘USS Ronald Reagan’ u nis nga porti Yokosuka në Japoni, dy ditë pasi Koreja e Veriut testoi një raketë balistike 500 milje në Detin e Japonisë, njofton CNN.

Shtëpia e Bardhë është shprehur se kjo raketë ishte me një rreze më të shkurtër veprimi krahasuar me tre testet e fundit të Koresë së Veriut. Ky test vjen një javë pasi Koreja e Veriut testoi atë që ajo e quan raketë të aftë për të mbajtur një kokë të madhe bërthamore.

Zyrtarët e marinës amerikane nuk kanë përcaktuar se sa kohë do qëndrojnë aeroplanmbajtëset së bashku në rajon.

‘USS Ronald Reagan’ është një transportues i fuqishëm dhe mund të mbajë një ekuipazh prej 4539 personash. Ajo mund të mbajë rreth 60 avionë dhe kushton rreth 8.5 miliardë dollarë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: