FIER– Numri i përdoruesve të drogës po merr çdo dite e më shumë përmasa të frikshme. Në spitalin e Fierit paraqiten çdo ditë me dhjetëra persona në gjendje të dehur apo të droguar, e shumica prej tyre në moshë fare të re.

Mjeku Lulzim Banushaj tregon se shumë adoleshentë paraqiten në spital të intoksikuar nga përdorimi i alkoolit dhe hashashit.

Sipas Banushajt shumë adoleshentë kanë mbërritur edhe në gjendje kome nga përdorimi i drogave të ndryshme.

Numri i rasteve të paraqitur ne spital me përdorim të alkoolit dhe hashashit shkon deri në 300 persona në muaj. Arsyet e përdorimit të drogës tek të rinjtë, vijnë për shkaqe të ndryshme sociale.

Ndërkohë pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme, për t’i minimizuar fenomene të tilla shifrat janë në rritje.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: