Pas paralajmërimit të zv.presidentit amerikan, Mike Pence se SHBA-ve po iu soset durimi me regjimin e Kim Jong Un, duket se Koreja e Veriut jo vetëm që nuk ka bërë hapa mbrapa, por ka nxjerrë sërish dhëmbët për t’i treguar kundërshtarëve të tyre që nuk kanë ndërmend të ndalin testet me raketa.

Ndërsa Pence ndodhet për një vizitë në Japoni, për të rritur mbrojtjen, Koreja e Veriut ka lëshuar një kërcënim të ri se janë gati të realizojnë nga një test raketor çdo javë.
_95672241_b0c3d875-0221-4c21-b9e7-0c2bac67abc5
Deklarata është bërë nga zv.ministri i Jashtëm i Koresë së Veriut, Han Song-Ryol, i cili ndër të tjera ka theksuar se programi atomik i Phenianit vetëm mund të intensifikohet. “Do realizojmë teste raketore çdo javë, çdo muaj dhe çdo vit”,- ka thënë ai.

Ndërsa Kim Yong Un kërcënon duke thënë që lufta bërthamore është e pashmangshme, bashkësia ndërkombëtare pyet veten për shkaqet e dështimit të testit të fundit me raketa të Koresë së Veriut, ndërsa hidhen dyshime që ato mund të jenë sabotuar në distancë nga SHBA-të nëpërmjet sulmeve kinerbetike të hakerave të inteligjencës në Washington.

Këtë teori, që qarkullon rëndom në internet po e mbështet edhe konservatori britanik Sir Malcolm Rifkind, një ish-ministër i Jashtëm dhe i Mbrojtjes në qeverinë e John Major, i cituar nga disa media, përfshirë edhe britaniken “The Telegraph”.

“The Telegraph” kujton se si, në vitin 2014, Presidenti i atëhershëm amerikan Barak Obama urdhëroi intensifikimin e përpjekjeve që të arrihej goditja e raketave të Koresë së Veriut nëpërmjet luftës elektronike dhe piraterisë.

Kjo hipotezë do gjente siguri edhe në fjalët e një eksperti, këshilltar në Shtëpinë e Bardhë, që udhëton me zëvendëspresidentin Mike Pence, i cili deklaroi për mediat se Shtetet e Bashkuara kanë pasur dhe do ta kenë kontrollin para dhe pas nisjes së raketës së Koresë së Veriut.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: