Këshilltari i Partisë Demokratike në Bashki, Leonard Olli, në një deklaratë për mediat kërkoi largimin e këshilltarëve të pranishëm në këshill bashkiak ku pritet të votohet vendimi për rritjen e çmimit të ujit.

Ai bëri thirrje që Lëvizja Socialiste për Integrim të distancohet nga qëndrimet që sipas të cilit vjedhin qytetarin e Tiranës.

“Në këtë moment ne e dimë shumë mirë se me çfarë disipline funksionon LSI. Do të duhet patjetër që LSI të distancohet nga këto qëndrime që po plotësojnë pasionin dhe guximin e Erion Veliajt për të vjedhur qytetarin.

Nëse LSI është në lartësinë e opozitës ballore që ka treguar, le ta dëshmojë sot. Do të jetë Pazar i vjetër në ditë të reja i LSI-së. Le t’i themi gjërat hapur, nëse do ketë një forcë politike më shumë përgjegjëse se Veliaj për kalimin e këtij akti të shëmtuar ajo do të jetë LSI. LSI po vijon të shërbejë si patericë, për momentin me Erion Veliajn dhe më pas me pazaret që do t’u ofrohen në parlament,” tha Olli.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb