TIRANE– Pas demokratëve që u ngritën kundër propozimit të Bashkisë së Tiranës për dyfishim të çmimit të ujit të pijshëm, edhe këshilltarët e LSI-së mbajnë të njëjtin qëndrim.

Këshilltarët e LSI-së kanë bërë një propozim Bashkisë për ujin e pijshëm ku kërkohet ulja e çmimit për shtresat e varfra. Gjatë fjalës së tij në dëgjesën e thirrur, Endrit Braimllari, anëtari i LSI-së në Këshillin Bashkiak, pohoi para Veliajt se nevojitet një skemë rimbursimi për familjet në nevojë.

“Dëgjesa publike në Këshillin Bashkiak u bë me kërkese te këshilltareve te LSI. Logjika e faktit të kryer shkatërron transparencën. Asnje pagese me shume per shtresat ne nevoje. Zgjidhja jone i cliron te varferit nga shtesa e cmimit. Oligarkia të mbaje barrën le të paguajë më shumë. Bizneset që lidhen me artikujt e shportës te mos u rritet çmimi. Qeveria te lere sheshet po te financoje ujin e pijshëm. Krahasimi i Veliajt me Korçën i pavërtetë. Korça u financua nga KFW dhe qeveria”, tha Braimllari.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: