TIRANE- Përkrahë demokratëve në Këshillin Bashkiak të Tiranës që kundërshtojnë vendimin e kryebashkiakut Erjon Veliajt për rritjen e tarifës së ujit të pijshëm siç duket qendrojnë edhe këshilltarët e LSI-së.

Duke qëndruar tek kjo çështje, këshilltarët e LSI kanë kërkuar një dëgjesë publike me kryetarin Erjon Veliaj rreth orës 18:00 për të diskutuar rreth çështjes së rritjes se çmimit të ujit.

Nuk dihet nëse do të arrihet një akord mes këshilltarëve që Veliaj të tërhiqet nga vendimi i tij.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: