DURRES- Pas ankesave të vazhdueshme te qytetarëve për rrjedhjen e ujit, drejtoria e Ujësjellës Kanalizimeve në Durrës ka nisur punën për verifikimin e depozitave. Inxhinieri i Ujësjellësit shprehet se humbjet e ujit në rrjet janë të mëdha, ndërsa po vijon kontrolli në të gjitha lagjet për të riparuar depozitat e dëmtuara.

Humbje të tilla të ujit bëjnë që zonat periferike të privohen nga furnizimi me ujë të pijshëm.

Nga ana tjetër duke qenë se gjatë sezonit turistik rritet ndjeshëm kërkesa për ujë, ndërmarrja e Ujësjellësit synon që me këtë masë të menaxhojë në maksimum sasinë ditore të ujit.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb