TIRANE– Deputeti i Partisë Demokratike, Genc Ruli ka folur për protestën e opozitës dhe arsyet pse është ndërmarrë ky veprim. Në një lidhje direkte për News24 nga protesta Genc Ruli tha se qeveria e ka humbur besueshmërinë, ndërsa ai i gëzohet dimensionit që mori protesta.

“Në fakt i gëzohem këtij dimensioni që mori protesta, pasi nuk është një protestë me instrumeta të reja që bën PD. PD ka rolin e katalizatorit dhe roli i saj ka qenë maksimal. Është një qeveri e zgjedhur me shumicën e votave, por me arrogancën e saj thotë votën e dhatë, por pushteti nuk është për ju”- tha Genc Ruli.

Ndërkohë pyetjes nëse është e gatshme të qeverisë Partia Demokratike, Ruli tha se kush do udhëheqë vendin do vendoset në zgjedhjet e 18 qershorit.

“Kush do udhëheq Shqipërinë do vendoset në zgjedhjet e 18 qershorit. Kjo qeveri ka humbur legjitimitetin dhe besueshmërinë. PD në 8 vite ka respektuar vullnetin e popullit, por nuk përdori pushtetin për një klikë të caktuar. Rama është në një tjetër situatë që duhet t’i garantojë forcave politike që pushteti zgjedhor nuk do kapet. Protesta nuk është në nivele të barabarta si protesta e Ramës në 2010, pasi ai nik kishte si synim këtë, por e kishte si pretekst për të mos u rrëzuar nga kolegët e tij’-tha Ruli.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: