Përveç mediave serbe, tashmë edhe ato ruse kanë filluar të merren me atë që ata po e quajnë “projekti për krijimin e Shqipërisë së Madhe”.

Sipas mediave serbe, bëhet fjalë për një portal rus Izvestija.ru i cili ka paralajmëruar se pas zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë më 11 qershor, në pushtet në Prishtinë do të vijnë “nacionalistët ekstremë” të cilët do të fillojnë procesin e krijimit të një “Shqipërie të Madhe”, raporton Telegrafi.

Gjithashtu sipas këtij portali, një nga funksionet më të rëndësishme në qeverinë e re do të marrë Ramush Haradinaj.

“Sondazhet kanë parashikuar një fitore të skajshme nacionaliste të Lëvizjes “Vetëvendosje”, e cila është angazhuar hapur për mbajtjen e një referendumi mbi bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë”.

Izvestija.ru thekson se “kërcënimi i projektit ‘Shqipëria e Madhe’ ishte një nga temat kryesore të bisedës së presidentit rus Vladimir Putin me homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiç më 15 maj në Pekin”.

“Rënia e qeverisë së Isa Mustafës, mund të shpjegohet vetëm në një mënyrë, dhe që është presioni amerikan mbi shqiptarët e Kosovës për të përshpejtuar realizimin e projektit “Shqipëria e Madhe”. kthimin e mundshëm të Ramush Haradinajt në politikë, që do të thotë plane më agresive të shqiptarëve të Kosovës në raport me Serbinë dhe Maqedoninë”, citohet të ketë thënë Drejtori i Qendrës Ballkanike për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Viktor Kolbanovski.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb