Ish-drejtori ekzekutiv i agjencisë së gjithësisë së Rusisë, Vladimir Yevdokimov, është gjetur i vdekur në qelinë e tij në një burg, me plagë nga therja.

Një komitet i mbikëqyrjes publike të burgut tha sot se para një muaji, Yevdokimov ishte dërguar në një dhomë pa sistem kamerash, shkruan REL.

Ai ishte arrestuar në muajin dhjetor të vitit të kaluar, i dyshuar për vjedhje dhe ishte dërguar në paraburgim në Moskë.

Komiteti Hetues i Rusisë e ka hapur rastin penal lidhur me dyshim për vrasje, pasi trupi i tij është gjetur pardje në qeli, në të cilën ishin edhe 11 të burgosur të tjerë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: