TIRANË- Rusia nderon me medalje ish-presidentin Alfred Moisiu në 9 maj, ditën e fitores mbi fashizmin.

Medalja iu dorëzua zotit Moisiu nga ambasodori rus, në një ceremoni “për kontribut në luftë në Luftën II Botërore”.

Medalje për kontribut në luftë morën edhe 24 veteranë mes tyre edhe Parashqevi Shehu, Rita Marko, Gjikë Kurtiqi, Rustem Peçi,Sul Domi dhe Orhan Frashëri. Medalja u dha për ’70 vjetorin e fitores në luftën e madhe patriotike’

Po ashtu u shpërndanë edhe certifikata të mirënjohjes për disa shoqata të luftës.

Mësohet se çertifikatat e mirënjohjes ishin të firmosura nga presidenti Putin.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: