Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Rusia përfshihet nga skandali i dopingut, e gjithë kombëtarja e Kupës së Botës 2014 nën hetim

skuadra ruse

Kombëtarja ruse e futbollit është përfshirë nga një skandal i madh dopingu teksa i gjithë ekipi që mori pjesë në Kupën e Botës 2014 është vendosur nën hetim nga FIFA.

Dyshohet se 23 futbollistët e kombëtares që morën pjesë në Botëror si dhe 11 futbollistë të tjerë ishin pjesë e një programi dopingu me mbështjetje shtetërore.

Rusia aktualisht është duke organizuar Kupën e Konfederatave 2017 dhe vitin e ardhshëm do të organizojë Kupën e Botës 2018, por nëse një skandal i tillë vërtetohet, atëherë besueshmëria e kompeticionit më të madh të futbollit botëror do të tronditej ndjeshëm./panoramasport/

(BalkanWeb)



Komente ( 1 )

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.