Jared Kushner, dhëndri dhe këshilltar i ngushtë i presidentit të SHBA-ve Donald Trump është “objekt interesi” i FBI-së në lidhje me çështjen e Rusiagate. Kështu raporton Nbc duke cituar burime zyrtare. Hetuesit mendojnë se ai ka informacione të rëndësishme, por kjo nuk do të thotë se është i dyshuar për ndonjë krim. Kushner në fakt, konsiderohet në një kategori tjetër nga Paul Manafort dhe Mike Flynn, të dy të përfshirë në hetime.

“Washington Post” kishte zbuluar javën e kaluar, tamam në kohën që Trump ishte në fluturim për udhëtimin e tij të parë jashtë vendit si President, që një person shumë i afërt me të e që aktualisht vepron brenda Shtëpisë së Bardhë ishte identifikuar në fillin e hetimit të drejtuar nga Byroja Investigative rreth kontakteve të enturazhit të Trump me përfaqësues rusë dhe ndërhyrjet e dyshuara të Moskës në zgjedhjet presidenciale amerikane.

Sot është zbuluar se personi në fjalë është bashkëshorti i Ivanka Trump, dhe kjo e çon hetimin e autoriteteve federale deri brenda Shtëpisë së Bardhe dhe në “Familjen e parë”.

Edhe pse për momentin nuk ka asgjë kriminale të dallueshme dhe madhe disa ekspertë theksojnë se “personi i interesit” nuk është teknikisht termi i saktë në këto rrethana. Hetuesit besojnë se Kushner ka informacione të rëndësishme për hetimin, por kjo nuk do të thotë se është i dyshuar për ndonjë krim.

Në mënyrë të veçantë, fokusi është në disa nga kontaktet e tij dhe takimet në dhjetor me ambasadorin rus në SHBA, Sergej Kysliak, por edhe me një bankier nga Moska. Një nga avokatët e Kushner, Jamie Gorelick, theksoi se klienti i tij “ishte ofruar vullnetarisht tashmë për të ndarë me Kongresin atë që dinte për këto takime”.

Ekipi i trump

Ndërkohë, kryetari i Komisionit Mbikëqyrës të Dhomës (ku gjithashtu është duke u zhvilluar një tjetër hetim për kontaktet me rusët), republikani Jason Chaffetz i kërkoi FBI-së të siguronte dokumente në lidhje me kontaktet e ish-drejtorit të Byrosë, James Comey, i shkarkuar nga Trump, me Shtëpinë e Bardhë dhe Departamentin e Drejtësisë, duke përfshirë materiale që shkojnë prapa në kohë deri në vitin 2013, pra në administratën Obama.

NBC per Kushner

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb