TIRANE- Dy anëtarë të Gjykatës së Lartë janë bërë sot dëshmitarë në gjyqin ndaj ish-gjyqtares Majlinda Andrea, e akuzuar për korrupsion në lidhje me një vendim për njohjen e një prone prej 40 hektarësh në Butrint.

Artan Broci dhe Admir Thanza pohuan në sallën e gjyqit se çështja e vitit 2014 ishte e planifikuar sipas radhës, ndërsa shtuan se nuk kanë patur asnjë ndikim për çështjen në fjalë. Ata theksuan se ish-gjyqtarja Andrea nuk ka pasur asnjë interesim të veçantë. Majlinda Andrea dhe bashkëshorti, Odise Andrea akuzohen për korrupsion. Ish-gjyqtarja akuzohet se ka dhënë një vendim për njohje pronësie kundrejt një shume parash prej 50 mijë euro. Bashkëshorti i saj, Odhise Andrea, ka komunikuar me sekserin Petraq Dashi dhe i ka kërkuar atij 50 mijë euro për marrjen e vendimit në favor të tij për pronën në Sarandë.

Trualli pretendohej nga Ilia Çabiri i cili ndodhet në arrest me burg dhe Eleni Lino qe ndodhet në arrest shtëpie, të cilin kishin nisur edhe procesin gjyqësor ku gjyqtare ishte Majlinda Andrea. Çabiri dhe Petraq Dashi ndodhen në arrest me burg.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: