SHBA – Era Istrefi është bërë personazhi i fundit i grimierit të famshëm, Mario Dedivanovic, i njohur prej më shumë se dhjetë vjetësh tashmë për raportin me motrat Kardashian. Por ai nuk ka bashkëpunuar vetëm me to por edhe me shumë emra të njohur të shoëbiz-it ndërkombëtar.

E rikthyer në SHBA, në një organizim të komunitetit LGBTI në New York, Era është zgjedhur edhe si imazh i kompanisë Sinful Colors. Me këtë rast, Era dhe Mario kanë postuar edhe një foto së bashku në Instagram bashkë me shprehjen e famshme të Kim Kardashian në shqip një vit më parë ndërsa grimohej nga Mario “Sa bukur Mario…”

Mario Dedivanovic ka qenë edhe një prej personazheve që ka ndarë në rrjetet sociale për fansat e tij projektet e këngëtares shqiptare që synon të depërtojë në tregun muzikor ndërkombëtar.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb