Pas golit në kampionat dhe “Champions League”, Aramando Sadiku ka arritur të realizojë sërish për Legian, por këtë herë ndryshe nga më parë, edhe skuadra polake del nga fusha me rezultat pozitiv.

Ai ka gjetur rrugën e rrjetës në ndeshjen e sotme të Kupës së Polonisë në transfertë ndaj Visla Pulavi, takim që skuadra e shqiptarit e fitoi me rezultatin 1-4.

Sadiku shënoi golin e 4-t dhe të fundit të takimit në minutën e parë të shtesës pak para vërshëllimës përfundimtare. Pas kësaj fitoreje, Legia është kualifikuar për në fazën pasardhëse të 16 skuadrave më të mira të kompeticionit.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb