Inter, por më shumë Spaletti nuk kërkon të heqë dorë nga shërbimet e kroatit Ivan Perisiç i cili kërkohet me ngulm nga Mourinho tek Manchester United. Prej gati një muaji futbollisti zikaltër ka qenë objekt i mediave pasi përpos miratimit të tij për të kaluar në “Premier League”, dy klubet nuk e kanë gjetur gjuhën e përbashkët.

Sipas mediave italiane thuhet se Interi ka refuzuar ofertën prej 45 mln paundësh për futbollistin pasi dëshirën të përfshijë në tratativa anësorin e “djajve” Anthony Martial. Gjigandët e “Seria A” nuk mund ta pranojnë një vend të lënë bosh në skuadër dhe për më shumë largimin e një lojtari kualitativ e për këtë arsye nuk heqin dorë nga kjo dëshirë për të parë francezin 21-vjeçar në “Guizzepe Meazza”.

E vetmja mënyrë që zikaltërit të pranojnë largimin e Perisiç është shumë prej 45 mln paundësh dhe huazimi i Martial. Për këtë duhej pyetur edhe lojtari, por sipas asaj që raporton “The Sun” Anthony Martial i ka thënë po një kalimi te Inter.

Tashmë mbetet për t’u parë nëse United është dakort për këtë ujdi mes palëve pasi për një futbollist si Perisiç 45 mln paund dhe huazimi i Martial mund të jenë shumë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb