Tenori shqiptar Saimir Pirgu është ngjitur në skenën e Bolshoi Theatre of Russia në Moskë, duke shënuar suksesin e radhës me paraqitjen e tij profesionale. Me regji të Peter Stein dhe me mjeshtrin Tugan Sokhiev, kjo shfaqje operistike është dhënë premierë para audiencës ruse, e cila ka qenë mjaft sfiduese për artistët e shfaqjes.

Saimir Pirgu është ka shprehur falënderimet për mundësinë e debutimit të tij në këtë skenë të madhe, Ai ka përmendur punën e shkëlqyer të regjisorit, korit, orkestrës.

“Faleminderit nga zemra publikut moskovit për mikpritjen e ngrohtë! I mbushur me emocione të shumëfishta”, ka thënë Pirgu. Kjo shfaqje operistike është dhënë për gjate dy mbrëmjeve në Bolshoi Theatre of Russia në Moskë, sipas KultPlus.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: