TIRANË- Kur duhen më pak se 24 orë nga zgjedhjet e përgjithshme në vend, kreu i Partisë Socialiste të Tiranës, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri iu ka dërguar një mesazh të personalizuar komisionerëve të kësaj force politike.

Mesazhi ka dy porosi për komisionerët, që kanë të bëjnë me ruajtjen e votës dhe shmangien e provokimeve.

“Jemi 1 hap larg fitores ndaj faleminderit për angazhimin tënd.
Dy porosi:
1. Bej kujdes e tregohu vigjilent. Lexo manualin!
2. Shmang çdo provokim.
Ne duam të fitojmë, ata duan të prishin procesin.
FITORE FITORE”, shkruan Kryetari i PS Tiranë në mesazhin e tij për komisionerët.

Po sot kandidati i LSI-së për deputet Ralf Gjoni denoncoi tentativën për blerje votash nga pseudocubat e Rilindjes në njësinë 3, duke iu bërë thirrje për kujdes qytetarëve të mos bien pre e shantazhit dhe policisë të monitorojë situatën.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb