Bomberi shkodran Hamdi Salihi e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme përvojën e re tek ekipi austriak Viner Nojshtad që luannë divizionin e dytë të kampionatit austriak. Në ndeshjen e sotme ndaj Lustenau, shkodrani ka shënuar një dopietë brenda 14 minutash. Kur ekipi kundërshtar kishte kaluar në avantazh që në minutën e 6, ish-sulmuesi i Kombëtares ka barazuar shifrat në minutën e 11, dhe me anën e një penalltie në minutën e 25-të ka kaluar në avantazh ekipin e tij ndërsa në pjesën e dytë ai është zëvendësuar në minutën e 70.

Nojshtad kryeson kampionatin në javët e para, pasi ka arritur të fitojë të tre ndeshjet e para, me sa duket ardhja e Salihit ka ndikuar në ecurinë pozitive të ekipit austriak.

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb