Hamdi Salihi edhe pse në moshën 33-vjeçare vijon të admirojë me performancën e tij.

Sulmuesi shqiptar sot ka qenë mëse vendimtar për skuadrën e tij Neustadt ku ka realizuar të dy golat në fitoren 2-1 kundër Wattens. Sailihi fillimisht zhbllokoi shifrat në minutën e 27-të duke dërguar topin në rrjetë me një diagonale të pakapshme për portierin kundërshtar, ndërsa më pas me fillimin e pjesës së dytë, realizoi dopietën kur pasi fitoi një top para zonës kundërshtare, arriti të kalonte portierin e Ëattens me një tjetër goditje inteligjente.


Ekipi vendas i kategorisë së dytë ku militon Salihi pësoi një gol në minutën e 80, por arriti të mbronte këtë rezultat të rëndësishëm 2-1 deri në vërshëllimën përfundimtare. Me fitoren e sotme Neustadt arrin në kuotën 19 pikëve duke u larguar me +5 nga vendi i dytë.

Ndërsa Salihi me dygolëshin e realizuar sot, i çoi në 6 bilancin e tij të realizimeve sezonale, në vetëm 7 ndeshje të luajtura me skuadrën austriake.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: