NGA ZONJA VJOLLCA
Përbërësit

1 avokado
200 gr domate qershi
200 gr spinaq gjethe vogël
50 gr arra ose stika
3 lgj vaj ulliri
Uthull balsamike
Kripë, piper i zi
Përgatitja
Lajmë dhe thajmë spinaqin, presim domatet në gjysëm dhe më pas presim avokadon pasi ti kemi hequr lëkurën në kolona.
Në një tigan pa yndyrë kalojmë për pak minuta arrat sa të ndryshojnë pak ngjyrë.
Vendosim në një pjatancë sallate spinaqin me domatet dhe avokadon duke shpërndarë arrat mbi të. E spërkasim në fund sallatën me uthull balsamike, vaj ulliri, kripë dhe piper të zi.
(da.xha/Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb