SARAJEVE- Nga Sarajeva, ku të gjithë kryeministrat e Ballkanit do të marrin pjesë në një Samit, Komisioneri për Zgjerimin në BE, Johanes Hahn deklaroi se një treg i përbashkët, do t’i çojë më shpjet drejt integrimit vendet e rajonit.

Ndër të tjera Hahn pohoi se në këtë samit u diskutua mbi mundësitë e krijimit të këtij tregu, që sipas tij do të ketë 80 mijë vende të reja pune.

“Në Samit u diskutua për një treg të përbashkët rajonal. Tregu do të ketë potencial për 80 mijë vende të reja pune, që do të na çojë më shpejt drejt integrimit”, theksoi komisioneri për Zgjerimin në BE.

Në këtë Samit, që do të nisë nesër, është i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, bashkë me homologun tij Isa Mustafa si dhe Aleksandër Vuçiç.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb