SHBA- Një tjetër gjykatë amerikane ka votuar për të lënë në fuqi bllokimin e urdhrit ekzekutiv të Presidentit Donald Trump për kufizimin e udhëtimeve nga gjashtë vende kryesisht myslimane.

Gjykata e qarkut të 9-të të apelit në San Francisko vendosi të hënën në mënyrë unanime kundër ndalimit të përkohshëm të nxjerrë nga Presidenti Trump, me arsyetimin se presidenti e tejkaloi autoritetin kur lëshoi urdhrin e tij ekzekutiv të 2 marsit.

Vendimi i së hënës i bën jehonë një vendimi të mëparshëm të Gjykatës së Apelit të qarkut të 4-t në Uashington, i cili më 25 maj mbajti në fuqi vendimin e një gjykatësi të Merilendit që bllokonte disa pjesë të urdhrit.

Administrata e Presidentit Trump e ka apeluar në Gjykatën e Lartë vendimin e qarkut të 4-të.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: