Një gabim i klubit të Arsenal ka irrituar tifozët të cilët tashmë më shumë se kurrë kanë dyshimet se sezonin e ardhshëm Alexis Sanchez nuk do jetë pjesë e ekipit.

Prezantimi i fanellës së re për sezonin 2017-2018 bëhet me 3 korrik, por klubi iu ka dhënë të drejtën mbështetësve që t’a porosisin që tani, madje edhe të personalizuar duke vendosur emrin e tyre mbi numrin e një prej yjeve të ekipit, raporton “The Telegraph”.

Kur zgjidhej emri i Danny Welbeck, sulmuesi shfaqej si numri 7 i skuadrës, një numër që të gjithë e dinë që i përket Alexis Sanchez që prej korrikut të 2014.arsenal

Kaq duhej që tifozët londinez t’a konsiderojnë kilianin me një këmbë jashtë nga skuadra e tyre pasi prej kohësh flitet se sezonin e ardhshëm do transferohet tek gjigandët gjerman të Bayern Mynchen.

Arsenal e korrigjoi gabimin, por ishte tepër vonë pasi tashmë ishte parë nga një numër i madh tifozësh.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb