SARANDË- Rreth orës 23:10 të së mërkurës në qytetin e Sarandës ka ndodhur një sherr mes dy grupeve, nag ku është plagosur me mjete të forta një 18-vjecar. Ngjarja ka ndodhur pranë shëtitores “Hasan Tahsini”. Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se është plagosur me mjete të forta Jurgen Haxhi, 18-vjeç, banues ne fshatin Metoq, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sipas burimeve thuhet se ka pasur një sherr mes dy grupesh dhe nga konfrontimet mes tyre si pasojë është plagosur edhe 18-vjeçari, Jurgen Haxhi. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet nga ku janë shoqëruar dhe po procedohen katër persona.

(I.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: