Nga: ZONJA VJOLLCA
700 gr sardele
500 gr spinaq
1 qepë, 2 thelpinj hudhër
40 gr domate të thata
5 lgj vaj ulliri
Kripë, piper i zi
3 lgj majdanoz
1 kokërr limon
2-3 lgj peksimadhe
Arrë moskat

Pasi ta kemi larë mirë spinaqin e vendosim në ujë të vluar të ziejë për 2 minuta. Më pas e kalojmë menjëherë në ujë të ftohtë, e shtrydhim dhe e presim trashë.
Në një tigan me dy lugë vaj ulliri kaurdisim qepën dhe hudhrën të grirë imët. Sapo qepa të fillojë të zbutet shtojmë domatet e thata të prera në copëza të vogla, më pas shtojmë spinaqin, kripë, piper, arrë moskat, majdanoz të grirë dhe pak peksimadhe. Lajmë dhe thajmë mirë sardelet, më pas heqim kokat dhe i lemë përmbys mbi një letër që të përthithet uji. Më pas i spërkasim me pak kripë dhe piper të zi. Në çdo sardele të hapur si një libër vendosim pak spinaq të gatuar, më pas i rrotullojmë nga fillimi deri tek bishti, i fiksojmë me shkopinj kuzhine dhe i vendosim sardelet e mbushura në një tavë të lyer me pak vaj ulliri. I spërkasim në fund sardelet me pak vaj ulliri dhe e vendosim tavën në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 10 minuta. Ndërkohë shtrydhim një kokërr limon dhe përziejmë lëngun e limonit me dy lugë vaj ulliri, pak kripë dhe piper të zi dhe me këtë salcë të krijuar spërkasim të gjitha sardelet dhe i rivendosim përsëri në furrë dhe për 10 minuta të tjera.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb