Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz deklaroi sot se pret që Britania e Madhe të fillojë negociatat për tërheqjen nga Bashkimi Evropian, menjëherë pas verës.

“Tashmë që vendi e ka një kryeministër, pas verës pres që qeveria britanike të njoftojë qëllimin e saj për tërheqjen e Londrës nga BE-ja”, shkruan Schulz për gazetën britanike “The Guardian”.

Ai paralajmëron Londrën se tregu unik evropian, ku Britania e Madhe pritet të kërkojë vazhdim të së drejtës “përfshin katër liri, kapitalin, mallrat, shërbimet dhe njerëzit dhe jo tre apo tre e gjysmë”.

“Negociatat duhet të mbyllen shpejt. Bota nuk do rri të na shohë, ndërkohë që evropianët mendohen”, thekson Schulz.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: