BERLIN– Një debat i vetëm për të nisur pritjen. A do të mundet Martin Schulz ta zbresë kancelaren gjermane Merkel nga piedestali?

“Pas tetë muajve fushatë, kandidati social demokrat (SPD) për kancelarinë nuk ka arritur të gjejë gabimin. Asgjë nuk përputhet! Merkel ka arritur të shmangë çdo përballje dhe Schulz nuk ka arritur të dalë kurrë nga ky rreth vicioz. Ky është një dështim i tmerrshëm”, thekson Gero Neugebauer, politolog në Universitetin e Lirë të Berlinit (FU).

Social-demokrati, Martin Schulz synon të shpalosë të gjithë talentin e tij luftarak sot në mbrëmje në përpjekje për të lëkundur, Angela Merkel, favorite për zgjedhjet e 24 shtatorit.

Dueli televiziv që do të zgjasë një orë e gjysmë, i vetmi i parashikuar para zgjedhjeve, do të transmetohet në orën (18:15 GMT) nga katër stacionet e mëdha televizive dhe do të ndiqet nga të paktën 20 milionë persona, rreth një e treta e elektoratit.

“Nëse kreu i SPD do të arrijë të lëkundë kancelaren e vendosur, që duket pothuajse e paprekshme pas 12 viteve në pushtet, atëherë tre javët e ardhshme do të jenë emocionuese”, thekson “Spiegel”.

Megjithatë, misioni arrin deri në limitet e mrekullisë, ndërkohë që sondazh pas sondazhi, social-demokratët mbeten shumë të distancuar nga konservatorët.

I fundit i publikuar dy ditë më parë tregon një distancë prej 17 pikësh nga përqindja e votave.

Sipas një sondazhi të institutit “Emnid” publikuar sot, rreth 30 për qind e gjermanëve mendojnë se dueli televiziv do të ketë një ndikim të rëndësishëm në përfundimin e zgjedhjeve legjislative, kundër 52 për qind që mendojnë se ai do të jetë i kufizuar.

Dy rivalët po përgatiten në mënyrë të fshehtë me ekipet e tyre respektive duke përsëritur lojë pyetje-përgjigje.

Angela Merkel mbështetet tek zëdhënësi i saj, Steffen Seibert, një ish-gazetar televiziv, më parë prezantues i edicionit informativ në stacionin televiziv ZDF dhe këshilltarja e saj politike dhe mediatike, Eva Christiansen.

Në skenë, nga njëra anë Angela Merkel, 63 vjeçe, vajza e pastorit protestant të Republikës Demokratike të Gjermanisë, që peshon çdo fjalë të saj.

Nga ana tjetër, elokuenti, Martin Schulz. Lindur në Gjermaninë Katolike Perëndimore, ai pëlqen të prezantohet si “njeriu i popullit” dhe të kujtojë se ka qenë një alkolist i penduar, autodidakt që ka lënë shkollën, pa diplomë.

“Dueli televiziv si spontaniteti dhe elokuenca nuk janë vërtet cilësitë e Merkel, që shfaqet pak në vështirësi. Schulz mund të përfitojë”, nënvizon kreu i institutit “Forsa”, Manfred Güllner.

Mund të jetë koshiente për këtë dobësi, kancelarja ka hedhur poshtë propozimet e televizioneve që parashikojnë ta bëjnë më të gjallë.

Dy kandidatët do t’i nënshtrohen ritualit të zakonshëm pyetje-përgjigje, drejtuar nga një ekip prej katër gazetarësh.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb