KORCE– Sekretari i Qendrës së Votimit Kolanec në Maliq, Meti Koçiu, ka denoncuar në polici kërcënimin verbal që i është bërë sipas tij nëpërmjet telefonit nga ish-zëvendës kryeministri Niko Peleshi.

Ai thotë se mbrëmjen e djeshmen e ka telefonuar Niko Peleshi, dhe e ka kërcënuar atë dhe familjen e tij, duke i thënë: “Do ta shikosh çfarë do të heqësh ti dhe familja jote”.

Sipas Koçiut gjithçka ka ndodhur pas debatit që ai ka patur me disa militantë socialistë për çështjen e blerjes së votave në zonën e Maliqit.

I kontaktuar nga “Neës24” lidhur me këtë denoncim, ish-zëvendëskryeministri Niko Peleshi nuk ka dashur të shprehet, duke e cilësuar këtë “një deklaratë ordinere”.

Gazetarja e “News 24”, Ola Mitre i ka kërkuar Peleshit një reagim lidhur me këtë denoncim:

“Z.Peleshi përshëndetje. Jam Ola Mitre, gazetare e “Neëws24”. Një sekretar i QV në Maliq pretendon se e keni kërcënuar përmes telefonit. A keni një reagim? Ju falënderoj”.

Në përgjigje, Peleshi është shprehur:

“Reagim për një deklaratë ordinere?? Jo”.

19489649_309652452793931_327965010_n

I pyetur pak minuta më vonë nga “News 24” për denoncimin, Peleshi u përgjigj ironi: “Ju nuk e keni idenë kujt po ia bëni këtë pyetje”.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: