TIRANE- Kreu i Shtetit shqiptar, Ilir Meta mori sot një mesazh urimi nga Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Thorbjørn Jagland.

Në mesazhin e urimit, ndër të tjera, Jagland theksoi mbështetjen që Këshilli i Europës i jep Shqipërisë në rrugën e integrimit.

“Dëshiroj të ofroj përgëzimet e mia lidhur me përurimin tuaj si President i Republikës së Shqipërisë. Ju uroj sinqerisht suksese në marrjen përsipër të përgjegjësive dhe detyrave tuaja të rëndësishme.

Që nga anëtarësimi i saj, Shqipëria ka qenë gjithmonë një mbështetëse e vazhdueshme e punës së Këshillit të Evropës për të mbrojtur të drejtat e njeriut, demokracinë dhe shtetin e së drejtës në kontinentin tonë. Dëshiroj të nënvizoj gjithashtu faktin se Organizata jonë ka pasur gjithmonë si qëllim të mbështesë vendin tuaj në rrugëtimin e tij drejt integrimit evropian”, thuhet në mesazhin e urimit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: