TEPELENE– Ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj ka monitoruar një operacion anti-drogë në Tepelenë, ndërsa janë sekuestruar rreth 2000 mije rrënjë kanabis.

Operacioni është kryer nga Policia e Shtetit ne fshatin Nivice, në zonen e thepisur të quajtur Backove. Nga ky operacion janë shkatërruar mbi 2000 mije rrënjë kanabis në kubikë si dhe disa fishekë.

Operacioni është drejtuar në terren nga zv.drejtori i Përgjithshëm dhe drejtori i SHCBA.

Demiraj u shpreh i vendosur të pastrojë Shqipërinë nga harta e kultivimit dhe trafikimit të lendeve narkotike.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: