KORFUZ- Policia greke ka sekuestruar sot rreth 20 kg marijuanë në brigjet veriore të Korfuzit. ‘BalkanWeb’ mëson se droga pluskonte në afërsi të plazhit “Fyki” në Othonos.

Bëhet e ditur se skafi i policisë greke ka gjetur 1 pako të madhe që përmbante 9 pako me 19 kg 400 gram marijuanë.

Sakaq, lënda narkotike dyshohet të jetë hedhur nga ndonjë mjet lundrues. Fill pas gjetjes së sasisë së drogës, policia greke nisi operacionin në det.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: