VLORE– Gjatë një operacioni antidrogë të Policisë së Vlorës, janë sekuestruar rreth 336 bimë narkotike kanabis si dhe janë vendosur në pranga 2 shtetas. Operacionet janë zhvilluar në zonën e Himarës dhe Selenicës, konkretisht në fshatin Kuç dhe Bolenë. Në pranga janë vendosur Diftir Ngucaj, 39 vjeç dhe Zenel Aliaj, 49 vjeç.

Njoftimi i policisë:
Më datë 21.06.2017, gjatë kontrolleve ajërore më ndihmën e Helikopterit të Policisë së Shtetit, në fshatrat e Bashkisë Selenicë dhe Bashkisë Himarë, Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë ka konstatuar se:
– Gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Kuç, Njësia Administrative Horë-Vranisht, në vendin e quajtur “Hasanmuko” në afërsi të banesës së shtetasit Diftir Ngucaj, policia ka konstatuar rreth 221 rrënjë bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva.
Për këtë ngjarje, policia ka arrestuar në flagrancë, shtetasin Diftir Ngucaj, 39 vjeç, banues në fshatin Kuç, si autorin e dyshuar në lidhje me këtë rast.
– Gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Bolenë, Njësia Administrative Vranisht, konkretisht në vendin e quajtur “Maja e varrit”, rreth truallit të banesës së shtetasit Zenel Aliaj, u gjetën të kultivuara 65 bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva.
Për këtë ngjarje, Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin Zenel Aliaj, 49 vjeç, banues në fshatin Bolenë, si autorin e dyshuar në lidhje me këtë rast.
– Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Drashovicë, Njësia Administrativë Kotë, shërbimet e policisë kanë gjetur të mbjella në tokë publike pranë vendit të quajtur “Llënga”, një parcelë me 50 bimë të llojit Cannabis Sativa, me gjatësi deri në 80 cm.
Ngjarje për të cilën po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit përgjegjës.
Policia ka bërë të mundur asgjësimin e këtyre bimëve narkotike me anë të djegies me zjarr.
Materialet u referuan në Prokurori për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: