Doganierët francezë sekuestruan javën e kaluar në kufirin franko-spanjoll 427 kilogramë kanabis, me vlerë më shumë se 4,5 milionë euro, në rimorkion e një kamioni, shoferi i të cilit u arrestua sot.

“Doganierët kontrolluan, në autostradën A9, një kamion me targa gjermane që vinte nga Spanja, shoferi i të cilës kishte theksuar se po shkonte në Gjermani me këtë automjet që e kishte marrë me qera”, sipas një komunikate të doganës franceze.

Gjatë kërkimeve në rimorkion e kamionit, policia gjeti mes ngarkesës tre paleta me 36 kuti që përmbanin thasë të mbushur me kanabis.

“Shoferi, një lituanez, 30 vjeç, u arrestua dhe u mor në pyetje nga policia”, sipas të njëjtit burim.

Më 19 qershor, 473 kilogramë rrënjë kanabis ishin kapur në të njëjtin vend në një kamion të regjistruar në Bullgari.

“Në total, në vitin 2016, doganierët francezë kanë sekuestruar 64,5 tonë kanabis”, sipas komunikatës.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: