JANINË- 569 kg kanabis dhe 4 litra vaj kanabisi, u sekuestruan nga anti droga e Janinës, në zonën e kufirit mes Greqisë dhe Shqipërisë. Policia greke thotë se droga ishte fshehur në një humnerë dhe ishte e paketuar në 302 pako. Ajo e kishte pikasur drogën prej ditësh dhe priste trafikantët.
Por ata vëzhgonin me dylbi nga kufiri shqiptar dhe nuk mundën që të arrestoheshin pasi ishin larguar.
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb