GREQI– Policia greke ka ndërmarrë një operacion anti-drogë pranë kufirit greko-shqiptar, ndërsa janë sekuestruar 10 çanta që përmbanin 98 pako me 199 kilogram e 326 gram marijuanë. Ne pranga janë vendosur 3 shqiptarë të cilët po transportonin lëndën narkotike.

Sipas mediave greke, droga është sekuestruar në Agio Vlasio, në Igumenicë. 3 shqiptarët e arrestuar janë të moshës 19, 25 dhe 26-vjeç, por identiteti i tyre nuk bëhet i ditur.

Ata u arrestuan nga policia greke teksa ishin duke ruajtur drogën që kishin fshehur, pasi e kishin kaluar ilegalisht nga kufiri i gjelbër dhe ishin në pritje të një makine që do vinte t’i merrte.

Vijojnë hetimet për persona të tjerë të përfshirë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: