ITALI – Policia italiane ka sekuestruar një sasi e konsiderueshme droge, e cila vinte nga Shqipëria dhe janë arrestuar dy shqiptarë.

E përditshmja italiane “Primo Numero” raporton se është kapur 2 ton kanabis sativa në një furgon.  Dy shqiptarët e arrestuar janë të moshës 24 dhe 27 vjeç, por identitetet e tyre ende nuk janë bërë të diturAksioni antidrogë i policisë italiane është zhvilluar në zonën Termoli paraditen e sotme, ndërsa lajmi është bërë publik rreth 2 orë më parë. Hetuesit italianë kishin informacione për ngarkesën e drogës që po vinte nga përtej Adriatikut.

Sipas policisë italiane, vlera e kanabisit të sekuestruar kap shifrën e 2.5 milionë Euro. Autoritetet italiane dyshojnë se kamioni po transportonte drogën në një magazinë për ta mbajtur të fshehtë dhe për ta shitur më vonë.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb