TIRANE- I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në News 24, Eduard Selami nuk e quan veten e tij krijesë të Berishës, por thotë se ishin rrethanat ato që e krijuan.

Si rival i Lulzim Bashës për kreun e Partisë Demokratike, Selami tregon edhe bisedën që ka bërë me Berishën fill pasi ka shpallur kandidaturën.

“Takimin e kërkoi zoti Berisha, por ishte një takim si të tjerët, siç unë takohem rregullisht me të. Berisha më tha se është një moment i mirë për këtë lëvizje, dhe më pas vendosi kryesia. Më tha do mbaj pozicion neutral. Unë i thashë mund ta shprehni preferencën tuaj, me sa di unë është Lulzim Basha dhe i thashë mund ta mbështesësh. Kjo është biseda që është bërë. Unë kam besim tek demokratët e thjeshtë me atë votim të fshehtë që do bëhet”,- shtoi Selami.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb