TIRANE- Në takimet me strukturat e Qarkut të Tiranës, kandidati për kryetar i Partisë Demokratike Eduard Selami, ka theksuar se platforma e tij synon të rikthejë të djathtën në identitet. Partia Demokratike, tha ai, po shkon nga humbja në humbje, pasi ka braktisur shtyllat kryesore, nga ëështja e pronave deri tek të përndjekurit.

“Po vazhdojmë të humbasim se kemi braktisur demokratët, kemi braktisur strukturat, kemi braktisur demokracinë, dhe do të rikthehemi më të fuqishëm vetëm kur të vendosim këto themele, më të forta se i kemi pasur”, tha Selami.

Selami, kërkon një analizë të sinqertë, pasi siç u shpreh ai asgjë nuk zgjidhet duke dalë në dritare dhe gjetur gabimet tek të tjerët.

“Është koha për një analizë të sinqertë, dhe t’i shikojmë gjërat në sy. Nuk mjafton të shohim ca bën kundershtari, kundërshtari atë punë ka. I përkas atij grupi që kur diçka nuk shkon, gabimin e gjej të vetja. Njerëzit që shikojnë në dritare për të fajësuar të tjerët, nuk jan ata që ecin përpara dhe kanë sukses”, tha Selami.

Ai thotë se në këto zgjedhje do fitojë modeli bashkëkohor i lidershipit, që sipas tij fatkeqësisht Shqipëria nuk e ka. Por si më të rëndësishëm, Selami, sheh që nga ky proces, “Partia Demokratike të dalë e bashkuar dhe të gjejë rrugën e ringritjes”.

“Unë jam i bindur që në këto zgjedhje do fitoi modeli bashkohorë i lidershqipit që fatkeqësisht shqipëria e ka humbur. Po kaq ka rendësi që nga ky proces të dalim të bashkuara të ringrihemi, kundershtari nuk është mes nesh”, tha Selami.

Garën, Selami e cilëson të pabarabartë, por thotë se është futur me qëllim për të përmirësuar dhe për të dhënë eksperiencën e tij për ringritjen e Partisë Demokratike.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: