Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Selami sfidon Bashën: Dorëheqja do të shërbejë. Partinë do ta lësh në dorë të sigurt (Video)

thumbnail_E.Selami1

BERAT- Kandidati për kreun e PD-së, Eduard Selami e ka ndalur turin e tij të takimeve në Berat, Kuçovë, Urës Vajgurore dhe Poliçan, ku është ndeshur me shqetësimin e strukturave për përçarjen e Partisë. Por Selami, ka theksuar se pikërisht në këto momente vota për të është akti i parë i bashkimit të Partisë Demokratike dhe rikthimit i saj si forcë bashkëkohore.

“Nëse vërtetë doni bashkim, me votoni mua dhe të bashkuar jeni. Kjo është një arsye më shumë. Unë shoh një shans real që së bashku të firmosim një kontratë, sepse ky model që ofroj është model bashkëkohor dhe i provuar. Nuk ka asnjë rast në historinë time publike që kam thënë diçka e se kam bërë”, tha Selami.

Kandidati për kreun e Partisë Demokratike, është shfaqur optimist nga mbështetja që ka marrë në bashkëbisedimet me demokratët, veçanërisht gjatë ditëve të fundit kur ata patën mundësinë ta njohin nga afër Selamin dhe vizionin e tij.

“Dorëheqja do të ishte një veprim qe do t’i shërbente atij vetë por dhe PD. Do i hapte rrugë një procesi të lirë. Prapë nuk është vonë të dorëhiqet, pasi kandidatin përballë e ka shumë të mirë dhe do ta lërë partinë në dorë të mirë dhe të sigurte”, pohoi Selami.

Selami tha se Basha, është lider i dështuar dhe që braktis premtimet. “Diferenca me e madhe është mes të thënës dhe të bërës. Kur e dëgjon zotin Basha, thua lum si unë por kur e sheh ne PD thua mjerë si ne. Nuk mund te qahesh, i njeh nga pikëpamja teorike si funksionon një demokraci bashkëkohore. Por 4 vite më vonë jemi me larg se kurrë. Pse? sepse ai nuk i zbatoi ato që premtoi”, theksoi ai. Selami, kërkoi sërish publikimin e listave të anëtarësisë, kjo për t’i dhënë besim garës, ndërsa thotë se një praktikë e tillë ndiqet ne forcat politike bashkëkohore si në shtetet e bashkuara ashtu dhe në partinë CDU të Merkel.
(ed.me/BalkanWeb)



Komente ( 4 )

  • Ky Luli e ka ba PD lule me m”’t terminologjin e emnit e ka te mir Lulzim po e ka perzi e ka ba mut me lule e i dha er tan Shypnis ky me pas jetu ne kohen e Turkis shum ma lir ishte shit per ta tradhtu Gjergj Kastriotin se Hamza ne ket koh vetem plumi zgjedh problemin

  • Selam, e rinovove patentën e kamionit për USA?

  • Shoku Selami do te ishte e udhes por edhe ne te miren tend si “kandidat potencial” perballe lules qe ta pyesje perpara takimit: “Luli je vetshkrire sot qe te bejme takimin e rralles”? Se vertete qe po shqetesohemi shume ngaqe ka kohe i vetngrire dhe na behet KALLKAN DOLLAP. E pastaj nuk i hyn ne pune as dreqit…. e la comedia continua””

  • Selam, amanet partine.
    Mos ja lere Lulit, Selma.
    Ai do e beje para bixhozi, Selam.
    Ti ke experience qe nga vitet e rinise ne PPSH, Selam.
    Amanet partine, Selam.

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.